Ademi kundër grevës së sindikatës së arsimit
Ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASH) Abdilaqim Ademi është shprehur kundër grevës të njoftuar nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) paralajmëroi grevë dutë parashikuar për të filluar në 20 janar. Ademi tha se shpreson të mos shkohet deri të mbajtja e grevës, por në arritjen e harmonizimit të qëndrimeve me Sindikatën.

Sipas ministrit Ademi rritje rrogave do të ketë vetëm për ata që e meritojnë, në përputhje me normat ligjore.

“Fatkeqësisht ende nuk kemi arritur të harmonizojmë qëndrimet me Sindikatën, mirëpo shpresoj që në periudhën e ardhshme të takohemi sërish për t’i harmonizuar ato. Shpresoj që nuk do të shkojmë deri tek mbajtja e grevës dhe do të arrijmë harmonizohem”, ka thënë ministri Ademi. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori