Minsitri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim
Ademi ka thënë se janë ulur vjedhjet e sendeve të metalit, bakrit dhe eksportimet e prodhimeve nga hekur, çelik, alimin, bakër, plumb etj, të cilat përdoreshin për skrap.
Ademi shprehet se me rregulloren e re janë dhënë leje për tregti dhe ushtrim të veprimtarisë, çka ka sjell
harmonizim.
"Me rregulloren e re janë dhënë 18 leje për tregti dhe 63 për ushtrimin e veprimtarisë, gjegjësisht janë hamonizuar
depot me
rregullat e reja. Çdo ditë kemi kërkesa për
harmonizim me
rregullat e reja dhe për një ose dy muaj të gjitha
depot do të dorëzojnë kërkesa për
harmonizim, ndërsa ne do të kryejmë mbikëqyrje që t'i përkujtojmë se koha rrjedh dhe se duhet të harmonizohen" tha
Ademi. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2013,
ora 18:24