Ademi do ta zgjidh çështjen e emrave shqip të katër shkollave në Çair?
Pëlqej
Ministri i Arsimit dhe i Shkences, Abdilaqim Ademi është shprehur se është gjendur zgjidhje lidhur me emrat shqip të katër shkollave në Çair të Shkupit.

“Unë nuk do të doja të nxitoja me zgjidhje që mund të sjellin reagime negative në shoqëri, dhe veçanërisht në marrëdhëniet ndëretnike. Për shkak se, ashtu siç thashë, arsimi është sferë e ndjeshme. Përse të mos konsultohemi dhe të përfshijmë të gjithë faktorët në marrjen e vendimeve dhe ai vendim të jetë i gjithë pranuar”, tha Ademi në një intervistë për Rel.

Sipas Ademit, çdo vendim që do ta marrë MASH-i do të jetë në interes të nxënësve, dhe nuk do të shkaktojë reagime negative, si dhe do të jetë i pranuar nga të gjitha palët e përfshira./albeu.com/

Shtuar më 21/09/2014, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori