Ademi: Deri në shtator do të punësohen 800 shqiptarë
BDI hesht rreth anashkalimit të shqiptarëve në fazën e parë të ndarjes së vendimeve për punësim të rregullt të vullnetarëve. Të kontaktuar nga Alsat-M, drejtuesit e institucioneve ishin të pakapshëm për të ofruar të dhëna rreth personave që kanë marrë vendime në kuadër të ligjit që u miratua në shkurt.

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdylaqim Ademi, u shpreh se të dhëna rreth personave që kanë marrë vendime deri tani, nuk mund të sigurojnë para ditës së martë. Megjithatë, ata garantuan se numri i përgjithshëm i shqiptarëve që do të punësohen në kuadër të tre fazave, deri shtatorin e ardhshëm do të jetë 800.

"Këto të dhëna nuk mund t’i sigurojmë para ditës së martë, por për momentin, kur u miratua ligji, të dhënat ishin që rreth 800 shqiptarë do të marrin vendim", ka thënë Ademi.

Të njëjtën shifër theksoi edhe një ditë më parë, zv/ministri i Financave Adrian Xheladini, i cili gjithsesi nuk ofroi të dhëna të sakta për punësimet e muajit shkurt, të faktuara me dokument.

"Diku rreth 800 shqiptarë do të marrin vendime në bazë të analizave që ka bërë Ministria e Financave në bashkëpunim me të gjitha institucionet", deklaroi zv/ministri i financave. /albeu.com/

Shtuar më 11/04/2015, ora 14:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori