Ademi: BDI me programin e saj dallon nga partitë tjera
Pëlqej
Zëdhënësi I shtabit zgjedhor të BDI-së Arbër Ademi në konferencën sotme i vuri theks të vecantë programit të partisë që ofrojnë kandidatët në zgjehdjet lokale.

Sipas tij pikërisht kjo e bën BDI-në të dallojë nga partitë tjera, të cilët kanë programë të cilat nuk ofrojnë asnjë zgjidhje vec shpifjeve.

“Pikërisht ky program e bën të addlueshëm BDI-në kundrejt ponentëve të vet të cilët jo vetëm që skanë program por nuk ofrojnë kurfarë zgjidhje përpos shpifjeve dhe plasimit të pavërtetave”, u shpreh Ademi.

Ai ftoi të gjithë qytetarët e Maqedonisë të mbështesin kandidatët e BDI-së të cilët janë kandidat me kredibilitet personal , familjarë dhe profesional dhe të cilët kanë përvojën e duhur dhe ofrojnë program të qartë, konkret dhe real. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2017, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori