Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim
Ademi ka theksuar se në Kongresin e 5 qershorit që do të mbahet në Tetovë nuk do të ketë të
ftuar të tjerë përveç eksponentëfve të BDI-së.
“Nesër në Tetovë do të mbahet Kongresi.Ky është
kongres zgjedhor dhe përkon me datën e themelimit të BDI-së, pra 4 qershor. Nuk ka të
ftuar përfaqësues nga partitë tjera nga vendi dhe nga jashtë. Nuk ka të
ftuar as përfaqësues nga korri diplomatik, sepse është
kongres zgjedhor. Pas disa muajve do të kemi edhe kongresin e katërt, i cili do të jetë tematik dhe do të diskutohet edhe për temat edhe për strategjitë edhe orientimet e BDI-së dhe të shqiptarëve dhe shtetit në përgjithësi”, ka shpjeguar
Ademi.
Ai ka nënvizuar në fund se në
Kongres pritet rikonfirmimi pa kontestime në krye të BDI-së i Ali Ahmetit. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2014,
ora 16:37