Në krah të Berishës prej vitesh, zbulohet lidhja familjare mes Edi Ramës dhe Erla Mëhillit (VIDEO)

Mbrëmjen e kaluar ish-kryeministri Edi Rama ka qënë I ftuar në emisionin e Erla Mëhillit.

Së fundmi kryeministri Rama ka hapur edhe “Tik Tok” aty ku ka zbuluar se mes tij dhe gazetares Mëlliri ka një lidhje familjare, dhe janë kushërinj.

Teksa ka postuar një video ku shihet në ambientet e dhomës së grimit së bashku me Mëhillin, Rama e pyet drejtuesen e emisionit “jemi kushërinj ne bashkë”, dhe ajo i përgjigjet që po, duke i kujtuar madje dhe faktin se është personazh në librin e tij “Kurbani”.

“Atë e di e gjithë bota, a më ke te libri Kurbani që është përkthyer në disa gjuhë”, dëgjohet të thojë Mëhilli, ndërkohë që më tej kryeministri e pyet dhe për shëndetin e familjarëve të saj.

Rama: Po mirë mo unë të kam në Kurban po…

Mëhilli: Edi Rama përballë personazhit të librit /albeu.com/

 


Shtuar 19.10.2021 09:40