Aborte masive spontane në Tetovë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Në rajonin e Tetovës, numri i aborteve spontane është rritur ndjeshëm.

Vetëm nga fillimi i vitit 2014 në Klinikën e Tetovës janë regjistruar gjithsej 89 dështime të shtatzënisë dhe 16 aborte spontane jo të plota.

Femra të moshave të ndryshme nuk arrijnë të mbajnë deri në fund shtatzëninë, duke shkuar drejt aborteve spontane të shkaktuar nga faktorë të ndryshëm.

"Është e vërtetë që aborti spontan shënon rritje kohët e fundit në vendin tonë dhe rastet janë nga më të ndryshmet”, tha për Inbox7 Dr.Luljeta Mulaku, specialiste.

Sipas Mulakut nga rastet më të shpeshta që shkaktojnë aborte spontane janë infeksionet gjinokolgjike.

Abortet, nga OBSH-ja, definohen si dështim i shtatzënisë të verifikuar para javës së 20-të gestacionale. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 14:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori