Këshilltarët e VMRO-së në Strugë, kanë përkrahur zgjedhjen e
Abdulla Qazimit për kryetar të Këshillit komunal të Strugës. Me këtë këshilltarët e VMRO-së i dhanë legjitimitet kryetarit të ri edhe pse para gjashtë muajve kërkonin që kryesues këshilli të jetë një
maqedonas. "Portalb" shkruan me këtë i jepet fund koalicionit të bllokut
maqedonas të cilin e formuan ata për të dalë të bashkuar në zgjedhjet lokale. Kryetari i ri i LSDM-së në Strugë Dame Pozhankoski, akuzoi këshilltarët e VMRO-së, se gjithë këtë që kanë bërë për interesa personale, ndërsa nga VMRO-ja, thonë se do të vazhdojnë të punojnë në interes të Strugës dhe të të gjithë qytetarëve. Veç ish-kryetarit të Strugës që votoi për Qazimin, këshilltarët e tjerë të LSDM-së votuan kundër. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2013,
ora 15:10