Abdilaqim Ademi ua hedh fajin drejtorëve të shkollave
Pëlqej
Ministri i Arsimit, Abdilaqim Ademi tha sot se fajtorët më të mëdhenj për kushtet e shkollave janë drejtorët e institucioneve arsimore.

“Drejtorët nuk emërohen vetëm për të qenë aty drejtor por emërohen edhe për ta menaxhuar shkollën, sa iu takon edhe planeve për rikonstruim edhe për mirëmbajtje por edhe për procesin edukativo arsimor. Nëse shkollat kanë nevojë për rikonstruim, sigurisht se duhet të përgatisin edhe projekte dhe të aplikojnë në ministrinë e arsimit dhe ministria do përkrah aty ku vërtetë ka projekte të qëndrueshme dhe të përgatitura, ne nuk mund të përkrahim dëshirat e secilit, sigurisht që nevojat janë të mëdha por kjo nuk bëhet vetëm me një kërkesë të thjeshtë, por duhet të përcillet me dokumentacion të nevojshëm”, tha Abdilaqim Ademi.

Reagimi i Ademit ka ardhur pas pakënaqësive që janë ngritur nga mësues, prindër dhe nxënës, sidomos të shkollave të mësimit në gjuhën shqipe./albeu.com/
Shtuar më 19/09/2014, ora 15:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori