A u ndëshkua Maqedonia për fajin e Shqipërisë, Pendarovski "e dredh"
I pyetur në mënyrë direkte nga gazetarët, nëse Shqipëria ka ‘ndëshkuar’ Maqedoninë, për çeljen e negociatave, dhe a do të ishte i drejtë ndarja e procesit për të dy vendet, presidenti Stevo Pendarovksi dha një përgjigje të dyzuar.

Pendarovski kërkoi në muajin Qershor një trajtim veç të Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria lidhur me procesin e hapjes së negociatave, pasi sipas tij situata politike në Shqipëri nuk ishte aspak premtuese, dhe mund të dëmtonte vendin e tij. Po mesa duket presidenti maqedonas, thotë se deklarata e tij është keqkuptuar.

“Procesi i ndarjes së dy shteteve nuk ka qenë pjesë e fjalorit tim. Të dy shtetet duhet të ishin së bashku. Duhej të ishte fillim procesi. Serbia prej 5 vitesh dhe ka akoma shumë për të ecur. Edhe ne duhet të kemi shumë vite për të përmbyllur procesin. Duhet të tejkalojmë dekadat dhe shekujt e turbulencave.

Kësaj radhe nuk na u mundësua, ishte ndëshkim për vendin tim, për Shqipërinë por edhe për gjithë rajonin pasi ishte refuzim i pamerituar. BE duhet të afroj edhe B. Hercegovinën në proces dhe përgjithësisht gjithë rajonit. Po ashtu edhe bisedimet Beograd – Prishitinë po ashtu, nëse nuk bëhet nuk ka stabilitet”, tha Pendarovski.

Në konferencë e përbashkët që po mban me presidentit Meta, Pendarovksi foli më herët dhe për marrëdhëniet mes dy vendeve: Marrëdheniet midis dy vendeve vijojnë të zhvillohen. Po bëjmë një bashkëpunim frytdhënës.

Na lidhin shumë gjëra, historia dhe gjeografia. Fqinjësia e mirë është deçizive edhe për shkak të rrethanave në rajon. Diskutuam me Metën për inkurajimin e të gjithë faktorëve politik në të dyja vendet. Në vijim pritet të zhvillohet një samit i përbashkët në RMV.

Duhet energji dhe vëmendje në bashkëpunim ekononik. Propozova për një nismë për takim informal sidomos me të rinjtë, që të jepeshin mendime dhe propozime për marrëdhëniet bilaterale midis shteteve. Korridori 8 është një mundësi që duhet të vijojë. Shkëmbyem edhe për shqiptarët në RMV dhe maqedonasit në Shqipëri.

Shtuar më 26/10/2019, ora 13:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori