A po ua mohon BDI kontributin dëshmorëve?!
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe kandidatë të tjerë të kësaj partie, shpesh në fushatë thonë se "të gjitha arritjet e shqiptarëve në Maqedoni janë bërë nga BDI-ja."

Partia që u ngrit mbi gjakun e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, duket se pak i përmend ata në procesin e njohjes të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Në fjalimin e fundit të mbajtur në Saraj, Ahmeti do të theksonte se “të gjitha arritjet në të mirë të shqiptarëve të Maqedonisë mbajnë shenjën e BDI-së”.

Aq më tepër që është BDI-ja, ajo parti e cila po vendos se si të veprojnë shqiptarët, duke i ftuar ata për bojkote.

Thuajse në çdo fjalim, rrallë pëmrnedet fakti se nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit ishte rezultat i një lufte për të drejtat e shqiptarëve, por i gjithë atributi i përveshet vetëm Bashkimit Demokratik për Integrim. /albeu.com/

Shtuar më 16/04/2014, ora 13:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori