A po e rrezikon Marrëveshjen e Prespës Bilall Kasami?
Lëvizja Besa me kryetar Bilall Kasamin ka dorëzuar sot në Kuvendin e Maqedonisë katër amendamente kushtetuese që do të diskutohen njëkohësisht me ndryshimet kushtetuese në lidhje me Marrëveshjen e Prespës.

Këto janë amendamentet e propozuara nga Besa e Kasamit:

- Në pjesën e Preambulës të rikthehet propozimi që u miratua nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit nga viti 2001, ku Maqedonia e definonte si shtet të barabartë të gjithë qytetarët e saj.

- Në të gjithë territorin e Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare gjuha zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi cirilik dhe gjuha shqipe dhe shkrimi i saj.

- Maqedonia përkujdeset për të gjithë qytetarët e saj që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë dhe jo vetëm për popullatën maqedonase në veçanti, ndërsa etnitë e tjera të përgjithësuara në qytetarë të tjerë.

- Që të mos lejojnë kryetarin e shtetit të bllokojë ligjet e miratuara për herë të dytë në Kuvend, duke mundësuar që pas votimit të dytë dhe mos dekretimit nga kryetari i Republikës në afat kohor të përcaktuar, ligji i aprovuar të publikohet vetëm me nënshkrimin e Kryetarit të Kuvendit.

Amendamente për “çështjen shqiptare”, gjegjësisht për gjuhën dhe shtetësinë kanë paralajmëruar edhe nga partia Aleanca për Shqiptarët. Ata pritet që gjithashtu të propozojnë ndryshimin e preambulës, por edhe për zyrtarizmin e plotë të gjuhës shqipe

Amendamente për këto çështje nuk kanë paralajmëruar asnjë parti tjetër, të cilat janë në koalicion qeveritar, të cilat vlerësojnë se një gjë e tillë do ta rëndonte procesin e miratimit të Marrëveshjes së Prespës.

Ndryshe, nëse partitë opozitare do ta kushtëzojnë votimin e amendamenteve të Marrëveshjes së Prespës, kjo do të nënkuptojë se kryeministri Zoran Zaev, do të humb 4 deputetë, nga 80-të e siguruara që votuan “për” hapjes së procedurës për ndryshimet kushtetuese.


Shtuar më 24/10/2018, ora 16:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori