A po bën BDI politikën e VMRO?!
Bashkimi Demokratik për Integrim ka bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale që kurse ka nisur raundi i dytë i fushatës elektorale.
Analistët më në zë në maqedoni, të tillë si Kim Mehmeti, Ramadan Ramadani etj. vlerësuan se kjo taktikë në të vërtetë është e politikë e VMRO, me qëllim që të shmanget LSDM-ja.

Publicisti Mehmeti i ka shtuar dhe më tej akuzat, duke thënë se BDI është forca politike që është në pushtet dhe me vullnet të sajin janë vulosur projekte kundër shqiptarëve, të tillë si "Shkupi 2014" apo statuja e Car Dushanit.

Po ashtu, RDK ka akuzuar shpesh se Bashkimi Demokratik për Integrim ka lënë në harresë popullatën shqiptare, ndërsa nga ana tjetër komunat me popullësi maqedonase po marrin më shumë fonde.

Sekretari i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Izet Zeqiri vetëm dje tha se politika e BDI-së është kryekëput e VMRO-së.

Ndërkaq, që fjalët që thonë BDI dhe VMRO janë krejt të kundërta me veprat. Të dyja bëjnë thirrje që të marrin shumë deputetë, VMRO për të shmangur BDI-në, ndërsa BDI për më shumë të drejta.

Deri më 27 prill do të na duhet të presim, nëse vërtetë BDI po e lufton VMRO-në siç deklaron apo është thjesht një lojë që luhet mes partive në pushtet. /albeu.com/



Shtuar më 20/04/2014, ora 18:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori