A mund të jetë kjo fije shprese për Maqedoninë e Veriut, si ndryshuan gjifrat sot
Gjatë 24 orëve të fundit, Maqedonia e Veriut ka shënuar 3 viktima, një shifër e ulët në krahasim me ditët e fundit. Dy pacientë të ndjerë janë nga Shkupi dhe një nga Gostivari.

Gjithashtu janë konfirmuar me koronavirus 168 raste të reja, ndërsa 70 janë shëruar.

Shkupi vijon me numrin më të madh të të prekurve. Rezultatet e rasteve të reja vijnë nga gjithsej 1470 teste të realizuara brenda 24 orëve të fundit.

Që nga fillimi i pandemisë vendi ka regjistruar 7572 persona të diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 3624 janë shëruar kurse 362 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri teksa 3586 raste mbeten aktive.
Shtuar më 09/07/2020, ora 15:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori