GJKKO “i kap hilen” Shullazit: Ose eja me avokat ose do gjykohesh pa mbrojtje!

Pas 2 vitesh “hilesh”, Gjykata e Posaçme e Apelit  ka marrë  vendimin për Emiljano Shullazin.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka paralajmëruar të pandehurit Emiljano Shullazi dhe Glimando Dani, se nëse në seancën e ardhshme avokatët mbrojtës nuk paraqiten për vazhdimin e procesit, do të marr vendim që gjykimi të vazhdoj pa mbrojtje.

Apeli prej të paktën dy vitesh nuk ka arritur të nis gjykimin e 5 të pandehurve të dënuar në shkallë të parë me 54 vite burg në total për akuzat e gjobëvënies dhe grupit kriminal, kjo për shkak të mungesës së avokatëve, por edhe përjashtimit të një numri të lart gjyqtarësh për shkaqe të konfliktit të interesit.

Me këtë vendim treshja e Apelit synon të zhbllokoj procesin, i cili nëse vazhdon me shtyrje, pritet të tejkaloj afatet e një gjykimi normal.

 


Shtuar 17.11.2021 11:45