A janë maqedonasit popull sllav?
Pëlqej
Çështja më e fundit debatuese në Maqedoni ka lindur për shkak se populli maqedonas u quajt "popull sllav" nga ana e ambasadorit të ri në Shkup, Xhesi Bejli.

Lidhur me këtë çështje, nëse maqedonasit janë apo jo popull sllav edhe historianët janë të ndarë dhe kanë mendime të ndryshme.

Historiani Todor Çepreganov nuk e mohon prejardhjen sllavemaqedonasve, megjithatë thotë se ky emërtim mban konotacion përçmues të një fisi dhe jo populli.

Sllavë, në aspekt të asaj çfarë na ka ndodhur në shekullin e XIX dhe fillimit të shek XX, është term i cili asocion në një grup fisesh që janë sllavë dhe që e kanë populluar Gadishullin Ballkanik gjithashtu edhe Evropën Juglindore. Por parashtrohet pyetja, nëse e përdor termin sllavë, ku dëshiron të shkojë shkëlqesia e tij..në Bullgari, Serbi, Kroaci, Çeki, Sllovaki, Slloveni sepse këto shtete janë gjithashtu të populluara me popullatë sllave... Populli maqedonas e ka prejardhjen edhe të maqedonasve antik edhe të sllavëve, osmanëve, bizantëve që kanë kaluar në këtë territor”, tha historiani Todor Çepreganov, transmeton Alsat-M.

Sipas Çepreganovit, SHBA-të dhe BE-ja përmes deklaratave të tilla përpiqen të mohojnë ekzistencën e popullit maqedonas dhe të ndryshojnë emrit e shtetit.

Qasje krejtësisht ndryshe kanë historianët shqiptarë.

Vebi Xhemaili vlerëson se nuk ka asgjë fyese për emërtimin e maqedonasve si sllavë pasi bëhet fjalë për një fakt të dëshmuar shkencërisht.

“Ata kanë ardhur në këto troje në shekullin e VII, dhe më vonë u themelua shteti maqedonas që nuk ka të bëjë fare me nocionin maqedonas. Prandaj historikisht janë të njohur në mbarë diplomacinë evropianë e botërore si sllavë të Maqedonisë apo sllavë të jugut. Një nivel tejet i ulët, që të protestohet, pasi amerikanët dhe Evropa e di mirë etnogjenezën e tyre, prejardhjen e tyre, dhe formimin e shtetit të Maqedonisë i cili u themelua në periudhën komuniste në krye me Titon”, deklaroi Vebi Xhemaili.

Sipas tij, përpjektet që të mohohet identiteti sllav i maqedonasve kanë ardhur që kur në pushtet është VMRO-ja e Gruevskit. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori