A janë këto degët e BDI që nuk kontrollohen nga Ahmeti?
Janë disa degë të Bashkimit Demokratik për Integrim që tashmë janë rebeluar dhe kanë pakënaqësi ndaj funksionimit të partisë dhe krerëve të saj.

Zhvillimet e fundit të sigurisë dhe incidentet sidomos, incidenti i 9 majit në Kumanovë, vrasja në degën e BDI-së në Kumanovë dhe raste të tjera siç janë edhe raportet me partnerin e koalicionit qeveritar BDI kanë bërë që të acarohen disa degë.

Por pakënaqësitë janë ndaj disa bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Ali Ahmetit, i cili nuk po heq dorë prej tyre dhe se po mban ata si protagonistët kryesor në BDI.

Dega e Sarajit, Kumanovës, Tetovës, Kërçovës janë pezull dhe se shumica e tyre janë kundër politikave të kreu partiak. Kjo shfaqet edhe me zërat e fundit të kryetarit të degës së BDI-së së Sarajit, Rafis Aliti, kritikat nga Hazbi Lika, njerëzit e të cilit kanë nën kontroll degën e BDI-së në Tetovë, pushimi së funksionuari i degës në Kumanovë pas vrasjes që ndodhi dhe plagosjes së dy aktivistëve.

Një zyrtar i kësaj partie nënvizon për INA se nuk bëhet fjalë për ate se dikush nuk e do dikë siç është rasti me Musa Xhaferrin apo Fatmir Besimin, por bëhet fjalë për pozicionime të forta në klanet dhe grupet e BDI-së.

"Kemi degë ku BDI ka krijuar disa fraksione dhe gjithë kanë pushtet. Në shumë raste po acarohet lufta midis këtyre fraksioneve dhe po u humbet pushteti. Andaj kemi edhe sulme dhe shpërthim pakënaqësie", theksoi për INA, një zyrtar i lartë i BDI-së, duke kërkuar që të mbetet anonim.

Kjo situatë është evidente edhe në degë tjera dhe se Ahmeti është në panikë për situatën e krijuar. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2015, ora 12:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori