A ishin nënshkrimet e LSDM-së shkaku i takimit të Ivanovit dhe Gruevskit?
Kreu i LSDM-së Zoran Zaev, pritet që të hënën të dorëzojë në presidencë nënshkrimet dhe për të kërkuar mandatin për formimin e qeverisë së re.

Por, edhe pse partia e Ahmetit i dha mbështetje liderit të LSDM-së, në tavolinë ka ende dy opsione, të mbetet në opozitë me mbështetje të qeverisë së pakicës, ose pjesëmarrje në qeveri me marrëveshje koalicionimi.

Ndonëse nuk konfirmojnë, nga partia e Ahmetit duket se do të presin vendimin e presidentit Ivanov për të vendosur.

Pas informacioneve se Zoran Zaev ka siguruar nënshkrimet e nevojshme për të kërkuar mandatin nga Ivanov, ky i fundit ka zhvilluar një takim me kreun e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

"Alsat-M" ka kërkuar qëndrim nga presidenca dhe nga VMRO-DPMNE-ja për të konfirmuar nëse vërtet Gruevski dhe Ivanov janë takuar dhe për çfarë është biseduar, mirëpo asnjëra palë nuk është përgjigjur. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2017, ora 14:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori