A i përmbush dot BDI premtimet që bën?!
Shumë media në Maqedoni po e kritikojnë BDI-në se bën premtime shumë më shumë nga se mund të mbajë.

Bashkimi Demokratik për Integrim premton rreth 40 - 60 mijë punësime të reja për mandatin e ardhshëm 2014-2018.

Të tilla shifra, për portalin PortAlb janë gati të pabesueshme edhe për vetë ata që i premtojnë.

Madje, BDI shprehet se edhe premtimin se do të punësojë 100 mijë persona, premtim i dhënë në zgjedhjet e 2009-tës, e ka mbajtur, pasi sipas saj, ka hapur për dy vite 50 mijë vende pune.

Edhe publicisti Kim Mehmeti shkroi disa ditë më parë se BDI po përmend veç arritje, ndërkaq që nuk i njeh vetes asnjë të metë, të cilat, për Mehmetin, janë të shumta. /albeu.com/

Shtuar më 17/04/2014, ora 13:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori