A është zgjidhja e duhur Republika e Iliridës për shqiptarët e Maqedonisë?
Pëlqej
Sot është paralajmëruar se do të shpallet ajo që quhet "Republikë e Iliridës".

Një hap të tillë, për ndarje etnike në mënyrë të prerë, analistët e shohin me shumë skepticizëm.

Gazetari Nazim Rashidi vlerëson se projekti për Republikë të Iliridës është më tepër folklorik sesa diçka serioze dhe që vërtetë mund të vihet në zbatim.

“Idetë e vendosjes së kufijve i përkasin një periudhe të një veprimi politik i cili tashmë është tejkaluar. Pikërisht recidivët e ideve të tilla, që parashikojnë mbyllje, si në klane partiake e lidershipe të ngurta e deri tek territore të ndryshme, sjellin këtë pejzash të klasës së sotme politike. Vizionet politike moderne të shqiptarëve sot duhet të jenë përtej kufijve, si mendor ashtu dhe gjeografik. ‘Betejat’ e realitetit të sotshëm janë me ligje dhe me dije, janë në hapësira dhe terrene social, kulturor, ekonomik përplot mundësi pa kufij, ku nëse synohet ndonjë ‘dominancë’ ajo nuk mund të arrihet me mbyllje dhe tkurrje të radhës të shqiptarëve”, tha Rashidi për "Lajm".

Ndërsa, Naser Selmani ka nisur të bëjë shaka me idenë për ta shpallur Republikën e Iliridës, duke thënë se në lagjen e vet do ta shpallë "Republikën e Shkup - Veriut". /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori