A është Ilindeni përpjekje për ti ikur kombit artificial?!
Pëlqej
Sot maqedonasit festojnë festën e Ilindenit, një festë që ngre në kulm patriotizmin maqedonas.

Kjo festë bën thirrje që të gjithë maqedonasit të jenë bashkë nën një flamur të përbashkët, atë me diellin në mes dhe kuq e verdhë në sfond.

Ky flamur dhe kjo festë është baza e shtetit maqedonas, shtet që kritikohet me forcë nga ana e Greqisë, por edhe për identitet ka përplasje të forta me shtetin bullgar.

"Njerëzit janë duke luftuar pas të mirave materiale, politikës dhe shtetit, madje kam përshtypjen se politikanët janë në pozita të mira, duke fituar më shumë para. Por, a duhet të pranojmë se jemi bullgarë, që është bullgare festa Ilinden, por kjo nuk është ajo e vërteta”, ka thënë historiani Novica Veljanovski për Rel.

Ndërsa historiani Todor Cepreganov mbron idenë se Maqedonia është një krijim i Titos dhe i Kominternit.

Cepreganov ka shtuar se si kudo nëpër Ballkan, edhe në Maqedoni, historia vazhdon të politizohet, e ku partia në pushtet, VMRO-ja, është ajo që e politizon më së shumti. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2014, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori