A e meritojnë çmimin Nobel Zaevi dhe Çiprasi?
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe homologu i tij grek Aleksis Cipras janë mes favoritëve për Çmimin Nobel për Paqe.

Këtë për agjencinë greke ANA-MPA e deklaroi Viktor Numelin, redaktor i posaçëm për Çmime Nobel i agjencisë suedeze të lajmeve TT.

"Është vështirë të thuhet kush është kandidat e kush jo. Është sekret publik se emrat u përmendën për çmimin. Çdo vit bëhen shumë propozime dhe diskutime për çmimin.... Këtë vit flasim shumë për Gadishullin Korean, për emigracionin, për situatën mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe negociatat e tyre të ndërsjella", deklaroi gazetari suedez.

Ai përmendi se shumica e anëtarëve të Komisionit do të vlerësojnë se "është ideale çmimi për paqe t'u jepet kryeministrave të dy vendeve".


Shtuar më 02/10/2018, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori