A e di Papa Françesku se Nënë Tereza është shqiptare? (FOTO LAJM)

Papa Frençesku gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, kushtuar Nënë Terezës, qëndroi në Shkup, pikërisht në shtëpinë ku lindi Gonxhe Bojaxhiu. Në vendin ku shënohet shtëpia e Nënë Terezës dhe në shtëpinë përkujtimore të Nënë TerezësShkup, askund nuk shkruan se Gonxhe Bojaxhiu rrjedh nga një familje shqiptare, madje maqedonasit e thërrasin si “Skopjanka” që në gjuhën shqipe do me thënë “Shkupjanja”, duke dashur që ta përvetësojnë humanisten e njohur shqiptare.

Në vendin ku shënohet shtëpia ku lindi Gonxhe Bojaxhiu, mbishkrimet janë në gjuhën maqedonase dhe në atë angleze. Në këto shkrime askund nuk përmendet nacionaliteti i Nënë Terezës.

Madje edhe në shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës që gjendet gjithashtu në qendër të Shkupit, lart mbi objekt qëndron flamuri maqedonas dhe ai evropian, por jo edhe ai shqiptarë. Punonjësit brenda flasin gjuhën maqedonase ndërsa gjatë shpjegimeve që u bëhen turistëve asnjëherë nuk u thuhet se përkatësia etnike e Nënë Terezës ishte shqiptare. Brenda saj nuk ka as simbole dhe shkrime që shpjegojnë kombësinë e Nënë Terezës.

Gjatë qëndrimit në Shkup, Atit i Shenjtë do të pranojë një dhuratë të Kosova, shtatoren e Nënë Terezës, të punuar nga familja e Isë H.Buzukut nga Tygjevci i Kamenicës. Njoftimi është bërë nga ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj.

Ndoshta kjo dhuratë do ja mësoj Papa Françeskut origjinën dhe përkatësinë etnike të vërtetë të Nënë Terezës.
Shtuar më 07/05/2019, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori