A duhet një parti e re shqiptare?
Hapësira politike te shqiptarët në Maqedoni është e ngushtë dhe krijimi i një partie të re do të ishte e tepërt. Madje, do ishte më mirë partitë ekzistente të grupohen në proveniencë të majtë dhe të djathtë, dhe parti të qendrës që të zhvillojnë më pas garën politike në bazë të koncepteve dhe opsionet që i ofrojnë.

Ky ka qënë komenti i analistëve lidhur me krijimin e një partie të re nga ana e shqiptarëve.

Së fundmi në disa media maqedonase u përfol emri i publicistit Kim Mehmeti, si pretendent për formimin e një subjekti të ri të mbështetur nga intelektualë shqiptarë por që për momentin është thjesht një tymnajë.

Sipas politikanit Alajdin Demiri, një lloj i paraqitjes së strukturës së re politike më tepër do të ishte revoltë e shqiptarëve ndaj partive ekzistuese politike, por siç shton, "copëtimi i mëtejmë ose formimi eventual i një partie e re, do të ishte i dëmshëm pasi margjinalizon botën shqiptare. Ideja për krijim të një partie të re është shqetësim i rëndë i grupeve të ndryshme të cilët mendojnë pozitivisht, mirëpo nuk mund të inkuadrohen në këta parti ekzistuese, dhe, ky është problemi elementar i politikbërjes në Maqedoni", citon Zhurnal.

Sipas analistëve të tjerë deklarohet se: "partitë politike ekzistuese shumë shpejtë i bashkojnë fuqitë për pengimin ose parandalimin e një strukture të re". Pra, krijimi i një partie të re duket i pamundur.

Por a kanë nevojë shqiptarët për një parti të re apo jo? A duhet të shtohen partitë ndër shqiptarë apo duhen të bashkohen mbi çështjet personale? /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2012, ora 11:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori