A duhet një parti e re politike?
Pëlqej
Njohës të çështjeve politike mendojnë se një parti e re do të ishte e suksesshme vetëm në rast se ka një platformë të re politike dhe jo të përmbushë boshllëkun e krijuar nga dështimi i partive të tjera.

Së fundi është njoftuar se do të formohet Lidhja Kombëtare e Shqiptarëve në Maqedoni (LKSHM, e njohur edhe si “Opsioni Shqiptar”.

Këshillin nismëtar për Kuvendin themelues do ta drejtojë Xhevat Sherifi, veprimtar i njohur nga Chicago e SHBA-ve.

Po në anën tjetër, ka kohë që flitet se kryetari aktual i Strugës, Ziadin Sela mund të shkëputet nga PDSH-ja, për të formuar një tjetër subjekt politik.

Ibrahim Mehmeti vlerëson se në rast se partia e re do të jetë thjesht një parti më shumë, ajo do të dështojë, por se do të kishte sukses vetëm në rast se ka një platformë të mirëmenduar politike.

Ndërsa, Ismet Ramadani thotë për "Zhurnal" se ka një përvojë jo të mirë të formimit të partive të treta, duke përmendur këtu partinë e Imer Selmanit dhe të Rufi Osmanit./albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori