A do të zbulohen spiunët e Maqedonisë?
Pëlqej
Kryetari i Komisionit për Verifikimin e fakteve, Tome Axhiev ka pohuar se në mandatin e ri pritet të zbulohen emrat e 300-400 spiunëve të rinj.

“Pasi të përfundoj mandatin në vitin 2019, lustrimi do të fitojë kuptimin e vërtetë pasi i zbardhi të vërtetat nga viti 1945 e këndej. Disa persona të cilët i kemi konsideruar si të rëndësishëm, do të kenë një qasje ndryshe, ndoshta edhe negative për kontekstin historik, kurse persona të tjerë do të fitojnë vendin e merituar në luftën për Maqedoni të pavarur”, tha Axhiev për "Dnevnik" .

Ai pohon se sfida e tij e radhës është që te shqyrtojë edhe rreth 15 mijë dosje, por të arritur dhe të hapë dosjet nga arkivat e Beogradit nëpërmjet marrëveshjes së re të bashkëpunimit që kanë nënshkruar Maqedonia dhe Serbia.

Tome Axhiev ka shtuar se numri i bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete në Maqedoni mund të lëvizë nga 500-700 persona. /albeu.com/

Shtuar më 18/08/2014, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori