Duke mos qenë dakort për vendimin e presidenti të Maqedonisë, Gjorge
Ivanov, për faljen e personave për veprat penale që lidhen nga bisedat e përgjuara, ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së, Jess
Baily dhe Aivo
Orav sipas informacion jozyrtare sot në mesditë pritet të takohen me të.
Jozyrtarisht, ambasadorët kërkuan të zhvillojnë një takim me
Ivanov kur vendimi u njoftua pardje, por mesa duket ai nuk e ka pranuar kërkesën e tyre. Këtë mëngjes nga zyra e Ivanovit nuk konfirmuan asgjë për takimin e sotëm. Ata thanë se do kontrollojnë nëse në agjendën e presidentit ka një ngjarje të tillë, kështu që kur do të vërtetohet do ta informojnë publikun. /Albeu.com/
Shtuar më 14/04/2016,
ora 10:23