Po flitet shumë këto kohë për krijimin e një
partie të re shqiptare.
Madje, thuhet se
krijimi i një
partie të re mund të krijojë një pol të tretë dhe të shihet si "rrezik" nga PDSH-ja, madje edhe nga BDI-ja.
Analistët politikë janë shprehur për PortAlb, se
partia e re do të ishte produktive, vetëm nëse ka një filozofi të fortë
politike dhe ofron vërtetë alternativë që ia vlen për shqiptarët.
Ata thonë se
krijimi i mundshëm i partisë së re edhe mund të dështojë, nëse ajo nuk sjell ide të reja
politike, por është thjesht një forcë shtesë në numër.
Sipas analistëve, ekziston rreziku që
partia e re të dështojë sikundër dështoi RDK-ja dhe DR-ja, ndaj platforma e saj dhe organizimi duhet të ketë kujdes. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014,
ora 12:07