A do të jetë pjesë e qeverisë së re Aleanca për Shqiptarët?
Grupi negociator i LR-PDSH, pritet të mbajë sot një mbledhje më grupin e punës nga Lidhja Social-demokrate, ku do të shpalosen programet partiake dhe prioritetet e tyre për qeverinë e re.

LR-PDSH siç u paralajmërua nga kryesia e kësaj partie pas mbledhjes së djeshme do të ketë për bazë programin e saj parazgjedhor dhe pikat e Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare.

Ndërkohë, në ekipin negociues janë Arben Taravari, Agon Ferati, Elmi Aziri dhe ekspertë të tjerë që do t'i bashkëngjiten këtij grupi.

Kutjojmë se kreu i LR-PDSH-së, Zijadin Sela, ka thënë më herët se do të luftojë për të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë dhe integrimin e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2017, ora 09:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori