A do të amnistohen vetëm deputetët e VMRO-DPMNE?
Partia në pushtet, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ka mohuar se me propozim-ligjin për amnistim të veprave të 27-prillit në Kuvendin e Maqedonisë do të falen vetëm deputetë e VMRO-DPMNE-së, e nga kjo e fundit nuk komentojnë – sepse nuk e kanë parë tekstin.

“Absolutisht nuk e ngushtojmë rrethin. Qëndrimi jonë si LSDM është se duhet të bëhet dallim i qartë mes porositësve, organizatorëve dhe realizuesve”, tha zëdhënësi i LDSM-së, Kostadin Kostadinov, i cili i pyetur në mënyrë shtesë tha se do t’ia lëmë trupit për pajtim të dalë me drejtime të qarta se si do të bëhet ky dallim i linjës së hollë.

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE-ja nuk e kanë komentuar ligjin dhe as atë se po falen vetëm deputetë, pasi që ende nuk kanë parë propozim-ligjin.

“Personalisht nuk e kam parë draft tekstin që doli nga organi i pajtimit. Unë do të prisja të gjithë së bashku ta shohim tekstin për të komentuar qëndrimin e VMRO DPMNE-së”, ka thënë zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
Shtuar më 09/12/2018, ora 15:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori