A do shtyhet më shumë Gjendja e Jashtëzakonshme? Nis mbledhja e Këshillit të sigurisë
Në Vilën Vodno tashmë ka filluar mbledhja e
Këshillit të Sigurisë Kombëtare në të cilën do të diskutohet për gjendjen me pandeminë Covid-19 si dhe do të shqyrtohet mundësia për vazhdimin e
gjendjes së
jashtëzakonshme, marrë parasysh se gjendja e
jashtëzakonshme e shpallur nga presidenti Stevo Pendarovski më 16 prill skadon nesër.
Pak më parë u bë e ditur se qeveria kërkon vazhdimin e
gjendjes së
jashtëzakonshme edhe për 30 ditë të tjera shkruan alsat.
Në mbledhje për momentin janë të pranishëm kryeministri teknik Oliver Spasovski, kreu i Kuvendit Talata Xhafei, ministri i
Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ai i
Punëve të Brendshme Naqe Çulev, anëtari i
Këshillit të Sigurisë Veton Latifi si dhe Dr. Zharko Karadxhovski nga Komisioni për Sëmundje Infektive.
Shtuar më 15/05/2020,
ora 15:09