A do shkaktojë BDI incidente te shqiptarët për të qetësuar LSDM-në dhe VMRO-në?
Pas incidentit të mbrëmshëm në Shkup, ku mbeti i plagosur Daniel Trajkovski, truproja e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, janë shtuar dyshimet se incidentii ka prapavijë politike.

Rreth katër muaj më parë, Trajkovski gjatë një sherri në një kafeneplagosi rëndë truprojën e Sasho Mijallkovit, i cili ndërroi jetë disa ditë më pas spital.

Mirëpo sipas analistëve, incidenti i mbrëmshëm mund të shkaktojë vazhdim të incidenteve mes përkrahësve të Zaevit nga njëra anë dhe përkrahësve të Gruevskit e Mijallkovit nga ana tjetër.

Analistët sjellin edhe një herë se sa herë që tensionohen raportet mes VMRO-së dhe LSDM-së, ndodhë ndonjë incident te shqiptarët për t'i dhënë drejtim tjetër krizës, madje i bëjnë thirrje shqiptarëve të jenë të kujdesshëm, transmeton "Gazeta Lajm". /albeu.com/
Shtuar më 15/11/2016, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori