A do ketë koalicion mes BDI-së dhe LSDM-së?
"BDI-ja sipas të gjitha gjasave do të bëjë koalicion me LSDM-në", ka thënë një funksionar i lartë i BDI-së për "TV Telma".

Pas marrjes së mandatit, partia do të fillojë bisedimet me LSDM-në për kabinetin e ardhshëm qeveritar dhe harmonizimin e platformave qeverisëse, thotë ky funksionar i lartë i BDI-së.

Gjashtëdhjetë e shtatë firmat e shumicës parlamentare, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, do t'ia paraqesë presidentit Gjorge Ivanov.

Edhe pse Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët i dorëzuan firmat e deputetëve të tyre Zoran Zaevit, kjo nuk thotë se domosdoshmërisht do të jenë pjesë e qeverisë. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2017, ora 15:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori