99 për qind e shqiptarëve të Maqedonisë flasin maqedonishten
Çarshia e Shkupit
Vetëm 3 për qind e maqedonasve kanë thënë se mund të komunikojnë në gjuhën shqipe

Gjatë udhëtimit jashtë vendit maqedonasit më të sigurt ndjehen në Serbi (99 për qind), kurse më të pasigurt në Kosovë, Shqipëri dhe Greqi. Për dallim prej tyre, shqiptarët e Maqedonisë më të sigurt ndjehen në Kosovë dhe Shqipëri, kurse më të pasigurt në Serbi (47 për qind). Kështu tregojnë rezultatet e anketës së realizuar nga gazeta “Dnevnik” e Shkupit, që është realizuar prej 3 deri 7 mars të këtij viti. Sipas këtyre rezultateve edhe shqiptarët edhe maqedonasit si vend ku ndjehen të sigurt e kanë përmendur Turqinë.

Rezultatet poashtu kanë treguar se shqiptarët udhëtojnë shumë më tepër jashtë vendit se sa maqedonasit, për shkak të familjarëve të tyre që kanë me punë të përkohshme në vendet perëndimore.

Rreth 99 për qind e qytetarëve shqiptarë të përfshirë në këtë anketë kanë thënë se mund të komunikojnë në gjuhën maqedonase, kurse vetëm 3 për qind e maqedonasve kanë thënë se mund të komunikojnë në gjuhën shqipe. Rezultatet e anketës tregojnë se maqedonasit si gjuhë të dytë e kanë serbishten, të cilën e flasin 84 për qind, kurse edhe 53 për qind e shqiptarëve janë deklaruar se mund të komunikojnë në këtë gjuhë, raporton Lajm.

Mbi 36 për qind e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se kanë familjarë të tyre në Serbi, 12.6 për qind në Turqi, 10.7 për qind në Kosovë dhe 5.8 për qind në Shqipëri.
Shtuar më 19/03/2012, ora 10:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori