9 të vdekur nga Covid-19! 2200 raste aktive në Maqedoninë e Veriut
9 pacientë të prekur me virusin korona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut. Një 70-vjeçar nga Vinica, dy pacientë 67-vjeçar nga Strumica, një 48-vjeçar nga Ohri, një 64-vjeçar nga Gostivari, dy pacientë nga Tetova të moshave 70 dhe 71-vjeçare dhe dy nga Kumanova të moshave 68 dhe 77-vjeçare.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1504 testime nga të cilat 143 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Në Shkup janë shënuar 43 raste të reja, në Kumanovë 16, Shtip 4, Prilep 9, Tetovë 6, Strugë 2, Veles 3, Ohër 2, Kavadar 3, Gostivar 6, Gjevgjeli 4, Strumicë 11, Radovish 1, Koçan 15, Probishtip 1, Pehçevë 1, Vallandovë 3, Vinicë 2, Dellçevë 3, Shën Nikollë 5, Kërçovë 2 dhe Negotinë 1.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 110 pacientë të shëruar. 42 nga Shkupi, 14 nga Kumanova, 11 nga Prilepi, 8 nga Tetova, 5 nga Struga, 1 nga Velesi, 3 nga Manastiri, 6 nga Ohri, 1 nga Kavadari, 2 nga Gostivari, 1 nga Gjevgjelia, 3 nga Strumica, 1 nga Radovishi, 3 nga Koçani, 1 nga Probishtipi, 1 nga Pehçeva, 1 nga Berova, 2 nga Dellçeva, 1 nga Kratova dhe 3 nga Shën Nikolla.

Numri total i të diagnostikuarve me virusin korona në vendin tonë është 17343 persona, prej të cilëve 14422 janë shëruar ndërsa 721 kanë ndërruar jetë. Aktualisht numri i rasteve aktive është 2200 të infektuar.
Shtuar më 25/09/2020, ora 17:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori