9 persona ndërruan jetë, 518 raste të reja me Covid 19
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2367 testime për KOVID-19, ndërkaq 518 persona kanë rezultuar pozitiv.

9 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërkaq 200 të tjerë janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 25.991, të shëruarve në 18.247, të vdekurve në 883, ndërkaq momentalisht ka 6.861 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 9 persona, tre nga Shkupi (36, 60, 65 dhe 53 vjeç), një 66 vjeçar nga Shtipi, një 72 vjeçar nga Radovishi, një 71 vjeçar nga Strumica, një 75 vjeçar nga Probishtipi dhe një 44 vjeçar nga Makedonska Kamenica”, raportojnë nga Ministria.

Në 24 orët e fundit janë bërë 2367 teste, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë janë bërë gjithsej 231.591 teste.

Shtuar më 23/10/2020, ora 19:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori