Depresioni dimëror edhe për peshën? Alarmi: Tentativa vetrasje, vijnë me shenja

Arjana Rreli, Anila Kalleshi dhe Najada Dafa ishin të pranishme  në ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi ku biseduan për raportin që krijojmë me të ftohtin, sidomos kur temperaturat janë nën zero. Doktoresh Arjana Rreli theksoi se gjatë dimrit tendeca më shumë është që të na kapë apatia e të mos bërit asgjë e për pasojë ankthi dhe paniku është i pranishëm. Sipas saj, njerëzit kanë filluar ta pranojnë që kanë ankth, panik apo depresion pas ngjarjes me tërmetin në 2019.

“Është një nga problematikat si të gjitha problemet e shëndetit, nëse pranohet dhe referohet, shkohet tek mjeku, merret ndihma në kohën e duhur ajo totalisht 100% e shëruershme, nuk krijon deficite tek personi. Për fatin e mirë ka rënë ky lloj paragjykimi edhe se tashmë se në jemi të gjithë në një vuajtje kolektive të pasojë që la tërmeti deh covidi. Jemi më pak kompleksiv për ta treguar problematikën tonë, ndaj nuk të bën më përshtypje fjala as ankth, as stres”, tha Arjana.

Nga ana tjetër dietologia klinike Anila pohoi se sezoni i dimrit sjell probleme me ankthin e për pasojë mund të sjellë kile më shumë në trup. Sipas saj, shumë vajza teksa janë me më shumë kiologramë ka sjell edhe depresion tek njerëzit

“Është e vërtetë që unë përballem me shumë njerëz të tillë, vijnë në zyrën time fillojnë qajnë, janë shumë të stresua, nuk kanë besim në asgjë, kanë humbur vetbesimin në veten e tyre. Unë i them nuk është se ka magji në fakt, çdo gjë duhet të filloj tek ndërgjegjësimi. Në pjesën më të madhe shoh vajza të vogla shumë, të cilat janë komplet pa shpresë. Fatkeqësisht kam parë dhe vajza që kishin tentuar të vrisnin edhe veten me shenja në trup”, pohoi Anila.

Të treja ranë dakord që udhëtimet janë terapia më e mirë e shëndetit mendor, ku Najada pohoi se ato që frekuentojnë më shumë udhetimet në male janë vajzat. Ajo sugjeroi udhëtime në veri dhe jug të vendit sepse ka plot që duhet të vizitohen.  “Tani në sezonin e dimrit zgjedhin Voskopojën, Dardhën, por do zgjidhja Kukësin, Tërshenin, Dibrën, Valbonën, Reçi”, tha Najada.

 

 


Shtuar 26.01.2022 18:20