760 persona të dënuar nga gjykata janë në arrati
Pëlqej
Në Maqedoni janë gjithsej 760 persona, të cilët ende janë në arrati, edhe pse ndaj tyre është dhënë urdhër për ti arrestuar nga ana e gjykatave.

Vendimi më i vjetër i gjykatës për dënim, të cilin personi nuk e ka kryer është vulosur që në vitin 1997-të.

Aleksandër Z. nga Shkupi është në arrati që më 1997, pasi është dënuar në këtë vit me 10 vjet burg për "vjedhje të rëndë".

Nëse ai nuk kapet në tre vitet e ardhshme, atëherë burgun nuk do e vuajë, pasi vepra do të vjetërsohet.

Sipas ligjit, vjetërsia e vuajtjes së dënimit me 10 vjet burg bëhet jovalid pasi të kalojnë 20 vjetet./albeu.com/


Shtuar më 14/08/2014, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori