70-vjet nga vrasja e 20 shqiptarëve në Runicë të Likovës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Në Runicë të Likovës u përkujtua 70-vjetori i vrasjes së 20 banorëve të fshatit nga forcat partizane komuniste.

“Dita e sotme e 24 shtatorit është një ditë e dhembjes, kur saktësisht në këtë datë të vitit 1944, ranë dëshmorë e martirë nga fshati ynë dhe më gjerë në mbrojtje të Atdheut dhe pragut të shtëpisë, mbi njëzetë anëtarë.

Por kjo datë, sot pas 70 viteve, është një ditë përkujtimi dhe krenarie se po ata të rënë, nuk harrohen. Në historikun e saj Runica është djegur tri herë: më 1912, më 1944 dhe më 2001, andaj sot duke përkujtuar të gjithë të rënët, ne e kemi një barrë më të lehtë për ata dhe për vete”, tha Selajdin Shabani për Ina.

Kryetari i bashkësisë vendore të fshatit Runicë, Ibrahim Kurtishi theksoi se u nderua sakrifica e rëniës të të parëve tanë nga forcat gjakatare komuniste, të cilat përmes dhunës dhe terrorit erdhën në pushtetin e eger jugosllav. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori