E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
7 vite nga rrëzimi i helikopterit, përkujtohen 11 pjesëtarë të ARM
Përkujtohet sot 7-vjetori i tragjedisë së ndodhur në Blace të Kumanovës, ku si pasojë e rrëzimit të një helikopteri humbjen jetën 11 pjesëtarë të ARM-së. Ata ishin duke u kthyer nga misioni ALTEA e Bosnjë -Hercegovinës, në momentin kur helikopteri u rrëzua.

Ndërkaq, përkujtimi i 11 pjesëtarëve të ARM-së do të mbahet sot në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec të Shkupit.

Të pranishëm në këtë ceremoni do të jenë edhe Ministri i Mbrojtjes, komandanti i gjeneral-shtabit të ARM-së, dhe zyrtarë të tjerë të lartë të ushtrisë, të cilët do të vendosin kurora me lule në vendin e tragjedisë. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2015, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori