67 deputetë kërkojnë që shpallet zyrtarisht zgjedhja e Talat Xhaferit
67 deputetë të shumicës parlamentare i kanë bërë kërkesë "Gazetës Zyrtare" që të publikohet zgjedhja e Talat Xhaferit si kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë.

Tashmë janë verifikuar 67 nënshkrime në arkivën e Kuvendit dhe pritet që të ndodhë hapi i radhës në mënyrë që Talat Xhaferi të marrë zyrtarisht pushtetin në Kuvend.

Nga kabineti i Xhaferit thonë se nuk presin pengesa pasi vendimi për zgjedhjen e tij është nënshkruar edhe nga Ferid Muhiç e Goran Misovski. /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2017, ora 13:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori