628 gjoba në vetëm 24 orë për mosmbajtjen e maskës në Maqedoninë e Veriut
Maqedonia e Veriut ka vendosur të ashpërsojë masat me qëllim parandalimin e shtimit të rasteve me koronavirus.

Mbajtja e maskës në fytyrë është pjesa kryesore e protokollit të miratuar nga qeveria në përballjen me Covid 19. Kontrollet janë shtuar, e për rrjedhojë, vetëm gjatë 24 orëve të kaluara policia në Maqedoninë e Veriut ka gjobitur 628 qytetarë të cilët nuk kishin vendosur maskë. Brenda një dite, vendi fqinj shënoi 6 vdekje të reja nga sëmundja e 535 infektime.

Ky bilanc rastesh ditore përbën faktikisht shifrën më të lartë të infektimeve brenda 24 orëve që prej fillimit të pandemisë në vend.

Qyteti me numrin më të madh të të prekurve nga sëmundja mbetet Shkupi, ndërsa shqetësuese paraqitet situata edhe ne Tetovë e Kumanovë.

Por pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve megjithatë, zyrtarët vendas e pohojnë se numri I të shtruarve në spitale, nuk është i madh.
Shtuar më 16/10/2020, ora 11:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori