62 raste të reja me koronavirus dhe 2 viktima në 24 orët e fundit në Maqedoni
Gjatë 24 orëve të fundit, nga 771 teste të realizuara, 62 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve, 24 raste të reja janë regjistruar vetëm në Shkup, Kumanov 2, Shtip 14, Tetovë 12, Strugë 4 ,Veles 1, Gostivar 3, Koçani 1, Vallandov 1.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 17 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 5 pacientë të shëruar, një pacient është regjistruar në Kumanovë,9 në Tetovë, 1 në Manastir, 1 në Gostivar,

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit dy pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Dy viktima janë nga Gostivari dhe Struga.

Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 2.226 persona me koronavirus, prej të cilëve 1.552 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 133 pacientë. Për momentin në vendin tonë janë 541 raste aktive me koronavirusin e ri.
Shtuar më 31/05/2020, ora 13:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori