60-vjeçari alarmon MPB-në: Për 16 minuta dy raketa do shkatërrojnë Qeverinë e Maqedonisë
Sot pasdite një telefonatë anonime me kërcënimin e sulmimit të Qeverisë ka alarmuar Ministrinë Punëve të Brendshme duke aktivizuar edhe Njësinë speciale të antiterrorizmit.

Sipas mediave maqedonase personi që ka alarmuar qeverinë është identifikur dhe bëhet fjalë për 60 vjeçarin S.J nga Shkup i cili ka bërë lajmërim të rremë, transmeton TetovaSot.

Sipas tyre, gjatë kontrollit tek ai është gjetur një telefon celular nga i cili ka thirrur në 192.

Duke folur në polici ai ka deklaruar se gjithçka e ka bërë për të tërhequr vëmendjen, për shkak të pakënaqësisë për vendimin e tij të diskutueshëm të komunës së Gazi Babës.

MPB konfirmoi informacionin dhe po merret me zbardhjen e plotë të rastit. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2017, ora 23:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori