60 policë në kërkim të 4 të humburve nga vërshimet
Ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov, u ka dhënë urdhër 60 policëve të angazhohen në gjetjen e 4 të humburve nga vërshimet e së shtunës që goditën Shkupin.

60 policëve do t'u vijnë në ndihmë edhe 55 ushtarë e 28 puntorë të një kompanie private nga Gostivari.

Forcat ushtarake dhe policore janë pajisur në këtë aksion me 9 makina të rënda dhe 16 kamionë, për t'i ndihmuar në lëvizjen e tyre dhe gjetjen sa më shpejtë të të humburve.

Për të humburit po kërkohet edhe në zonën e liqenit të Smilkovcit, transmeton "Telegraf". /albeu.com/

Shtuar më 10/08/2016, ora 17:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori