6 vite burg, si Boban Iliç përplasi për vdekje Almirin e vogël (FOTO LAJM)

Dy vite më parë në Kumanovë ndodhi një tragjedi e vërtetë.

Boban Iliç i dënuar sot me 6 vite burg nga gjykata, shtypi për vdekje Almirin e vogël vetëm 4 vjeç.

Gjykata e Kumanovës dënoi sot me 6 vite burg Boban Iliq ndërsa babain e Almirit, Sedat Aliu u dënua me 6 muaj burg.

Por çfarë ndodhi dy vite më parë?

Autori i kësaj tragjedia Boban Iliç sulmoi me qëllim me makinën e tij familjen Aliu, ku përplasi për vdekje Almirin vetëm 4-vjeç.

Prindërit e Almirit të vogël, arritën t’i mbijetojnë kësaj goditjeje, por fuqia e Almirit, nuk mjaftoi për t’i bërë ballë plagëve që i morri nga kjo goditje.

Dëshmitarët në atë kohë thanë se gjithçka ndodhi me paramendim, dhe rrëfejnë tmerrin që kanë përjetuar pas rastit të ndodhur.

"Të ngase njeriu rrugëve të shkel njerëz, nuk e di. Që shife n’qosh aty qysh e ka mbështet, un kam kajt, fëmijen e kam ni tu kajt, tu bërtit, ala ndoshta o kon i nxeht. A e din be qysh i ka mshu, un i kam kamerat..

Valla sikur me kon fmija jem, edhe kjo nuk o bo pahiri se bohen ndeshjet, aman ky e ka ba me t’kast. Ai ka kërku njerëzt me i myt tenalt ka ardh te posht ka kthy edhe kur i ka pa aty, bab e nan e fmi edhe ju ka mshu.

Prej në anë të majt ka kalu kshtu, na n’ kamera e kena pa"- tha një dëshmitar që pa ngjarjen asokohe. /albeu.com/

Shtuar më 05/04/2018, ora 14:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori