6 persona humbin jetën nga një aksident në Kumanovë
Aksident (Foto ilustruese)
Një makinë "BMW" me regjistrim Shkupi dhe një "Pasat" me regjistrim të Kumanovës janë përplasur në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë duke shënuar aksidentin më të rëndë të këtij viti në Maqedoni.

Sipas informacioneve të para të cilat i ka siguruar portali Albeu.com, në këtë aksident jetën kanë humbur 6 veta ndërsa shkaktar ka qenë shpërthimi që ka ndodhur pas përplasjes së të dyja makinave.

Ndërkohë burime jozyrtare thonë se mes të vdekurve janë dy fëmijë si dhe një polic.

Pas pak pritet edhe prononcimi i Policisë në lidhje me këtë aksident të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Shmilçishte. /albeu.com/
Shtuar më 29/06/2013, ora 21:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori