6 mijë maqedonas kanë marrë pasaportë bullgare
Gjithsej 6.196 qytetarë të Maqedonisë kanë marrë shtetësi të Bullgarisë në vitin e kaluar.

Kështu thotë raporti i Komisionit për shtetësi bullgare dhe bullgarët në shtete të jashtme.

Raporti tregon se krahasuar me vitin 2015, numri i shtetasve të Maqedonisë që kanë marrë pasaportë bullgare është rritur në vitin 2016 për 1.881 persona.

Siç bën të ditur rrjeti i gazetarisë hulumtuese ballkanike BIRN, nga 2005 e deri në vitin 2016, gjithsej 63.823 shtetas të Maqedonisë kanë deklaruar se kanë prjeardhje bullgare, respektivisht kanë marrë pasaportë bullgare.
Shtuar më 04/03/2017, ora 13:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori