Shorti për fazën play-off të Katar 2022, mësohen detajet për zonën Europiane (FOTO LAJM)

Ndeshjeve të grupeve po i vjen fundi dhe tashmë do të ndahen se cilat ekipe do të futen në play-off.

10 ekipet e para të grupeve do të kualifikohen direkt për Katar 2022, ndërsa 12 ekipet e vendeve të dyta do të ndeshen në play-off për tre biletat finale për të vazhduar rrugëtimin në Katar 2022.

Shorteu për play-off Katar 2022, do të mbahet në Zurich të Zvicrës, më datë 26 nëntor ora 17:00.

Deri tani janë kualifikuar direkt për në fazën tjetër Belgjika, Kroacia, Danimarka, Franca, Gjermania, Serbia dhe Spanja./h.ll/albeu.com


Shtuar 15.11.2021 10:28